Të rralla janë rastet kur ndonjë qytet i Kosovës, nuk përmendet në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Derisa raporti i ardhur sot, përmend vepra penale, rrahje, vjedhje, arrestime, falsifikime të parave, dhunë në familje, në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Podujevë.

Referuar raportit policor, asnjë incident nuk ka ndodhur në Podujevë, gjatë 24 orëve të fundit.