Një punëtor ka humbur jetën sot në Lipjan në vendin e tij të punës, raporton Llapi.info.

Burime të Llapi.info, mësojnë se punëtori që ka humbur jetën është nga Podujeva, konkretisht nga fshati Revuçë.

Ai dyshohet se ka rënë nga lartësia në vendin e tij të punës. Siç ka mësuar Llapi.info, i ndjeri është një 36-vjeçar.

Llapi.info ka provuar të marrë detaje nga zyrtarët policorë, por deri në momentin e publikimit të artikullit, të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar…/Llapi.info