Lumi Llap po vazhdon të jetë i ndotur me mbeturina nga më të ndryshmet, shkruan Llapi.info.

Të tillë gjendjen e ka ky lum edhe përgjatë rrjedhës në fshatin Bajçinë të Podujevës.

Kështu kanë deklaruar banorë të kësaj ane, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info.

Në bazë të pamjeve, shihet grumbulli i shisheve të plastikës dhe xhamit që është krijuar një sasi e madhe e tyre në këtë pjesë.

Banorët kanë kërkuar intervenimin nga organet kompetente për pastrimin e lumit Llap, në pjesën e lagjes “Ismajli” në fshatin Bajcinë./Llapi.info