Gazeta Sinjali sot raportoi për vrasjen e Mark Ademajt në fshatin Zllakuqan të Klinës nga i dyshuari Anton Ndrecaj. Ky i fundit u arrestua menjëherë nga Policia dhe u ndalua për 48 orë, derisa në pranga kanë rënë edhe dy persona, që dyshohen të jenë të përfshirë në rast. Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga kjo vrasje që tronditi Klinën.

Gjithçka nisi pas një fjalosje që vëllezërit e viktimës kishin me të dyshuarin Anton Ndrecaj, i cili gjatë ngatërresës nxori armën dhe plagosi Mark Ademajn. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dy palët kanë lidhje familjare mes vete.

Pasi mori plagë nga armët e zjarrit, Ademaj u dërgua në spital, ku mjekët u munduan ta shpëtojnë por fatkeqësisht ai vdiq. Sinjali mëson se Policia është duke kryer ende bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.