Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në fshatin Lluga të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Arsyeja e arrestimit të tij, siç thotë policia, është pasi që dyshohet se ka sulmuar një zyrtar shtetëror.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Fsh. Llugë, Podujevë 14.04.2022 – 10:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.