Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar mëngjesin e sotëm Nexhat Brahimi në Koshtovë të Vllahisë, i cili ka vendosur që ta punojë tokën e mbetur djerrinë pas 30 viteve.Ministri tha se Brahimi po kultivon 2 hektarë misërdhe 2 hektarë kungull.

Ai tha se bujqit e komunave veriore do ta kenë më të lehtë aplikimin këtë vit pasi që nuk do të kenë nevojë për fletë poseduese.“Mirëpo nuk do mungojë kontrolla në teren për tu siguruar se mbështetja institucionale do të shkojë tek bujqit e vyer e meritorë”, ka shkruar ministri Peci në rrjetin social “Facebook”.