Llapi ka arritur të shënojë fitore në shtëpi ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0, në javën e 29-të të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Llapi.info.

Nikoqirët llapjanë e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 11’ të ndeshjes. Ishte Prince Balde që realizoi autogol, për t’i dhënë epërsinë ekipit nga Podujeva.

Edhe pjesa e dytë solli disa raste shënimi – më dominues ishin mysafirët gjilanas, por pa sukses. Me rezultatin 1-0 në të mirë të llapjanëve, u mbyll kjo xhiro në stadiumin e qytetit të Podujevës “Arena Zahir Pajaziti”.

Me këtë fitore, Llapi “blidon” pozitën e katërt në tabelë me 47 pikë të tubuara, 5 pikë më pak se Drita që radhitet në pozitën  e tretë.

Në xhiron e radhës, Llapi udhëton në Drenas për t’u ndeshur me Feronikelin, ndërkohë që Drita pret Malishevën./Llapi.info