lir Kërçeli, shefi i stafit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk është gjë e mirë që policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, por nuk është faji i kësaj qeverie e as i policëve për këto probleme.
Ai madje ka thënë se nuk është as koha të prodhohen këso lajme kur policët janë sulmuar pesë herë brenda 72 orëve.
Postimi i tij:
Nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë paga më të larta, por as nuk është faji i kësaj qeverie e as i policëve për këto 13 muaj qeverisje për këto probleme.
Nuk është momenti e nuk është as koha e nuk është as mirë që këto tema e këso lajme të prodhohen në këto ditë kur dje veç u bë edhe sulmi i pestë mbi policinë e Kosovës brenda 72 orëve.
Është koha për motivim, kurajo e mbështetje për policinë tonë ashtu si e meritojnë në çdo ditë të jetës tonë në vendin tonë!.