Një 28-vjeçar është goditur nga një veturë mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë. Lajmin për portalin llapi.info e ka konfirmuar Policia e Stacionit të Podujevës.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 06:50 minuta. Rastin është duke e trajtuar trafiku regjional, ndërsa personi i lënduar është dërguar në QKUK.

Nga ana tjetër, kujdestaria në Qendrën Emergjente në Podujevë ka thënë për llapi.info se personi nuk ka marrë lëndime të rënda dhe rasti është dërguar në QKUK.

“Personi nuk ka marrë lëndime të rënda. Rasti është hequr nga Emergjenca në Podujevë dhe tani është dërguar në QKUK”, ka thënë ajo.

Ndërsa në videon e siguruar nga portali llapi.info shihet momenti kur vetura godet biçiklistin./Llapi.info