Para rreth gjysmë ore janë dëgjuar disa shpërthime në veri të Mitrovicës.

“Jepi zë” mori vesh nga dëshmitarët se shpërthimet ishin shumë të fuqishme.

Gazeta ka siguruar pamje LIVE nga vendi ku dyshohet se ndodhën shpërthimet në veri, në një lagje ku jetojnë shumë shqiptarë.

Aty shihet qetësi e plotë, ndërkohë që banorët ndihen të shqetësuar.

Disa prej banorëve i kanë thënë gazetës se mendojnë që u gjuajtën fishekzjarre, njëlloj siç u sulmua Policia e Kosovës ditë më parë.