Dje një nënë në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës, se dy fëmijët e saj janë zhdukur.
Ajo ka deklaruar se fëmijët e saj, kanë dalur nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
Sipas raportimit, nuk dihet vend-ndodhja e tyre.
Ngjarja është raportuar në polici dje rreth orës 12:00.
Rasti është duke u hetuar.