Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkuar për vizitë në Washington DC, ku ka takuar Alice P. Albright, kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), dhe ekipin e saj, për të diskutuar rreth Programit Kompakt që parasheh investime mbi 200 milionë dollar në fushën e energjisë në Kosovë.
“Republika e Kosovës është përherë falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme nga populli amerikan. Jemi partnerë, por edhe miq. Me këto fjalë e përmbyllëm takimin me znj. Albright, mike e madhe e vendit tone”, tha Murati.