69 vjeçari Selahattin Özcan vdiq nga një atak në zemër teksa po falte namazin e taravisë në një xhami në qytetin Sinop të Turqisë. Momenti i sulmit në zemër të Özcan u pasqyrua nga kamera e sigurisë.
Selahattin Özcan, i cili kreu lutjet e taravisë në xhaminë Fatih më 16 prill, u sëmur papritur. Özcan, i cili ra në sexhde, u dërgua në Spitalin Shtetëror “Türkeli” me ambulancë nga ekipet shëndetësore, shkruan Hürriyet, përcjell rtv21.tv
Özcan, i cili pësoi atak në zemër, nuk mundi të shpëtonte me gjithë ndërhyrjen e mjekëve.
Momentet e fundit të Selahattin Özcan në xhami u pasqyruan në kamerat e sigurisë.