7-vjeçarja nga Rahova, Esmira Peci ka kryer me sukses operacionin.
Familjarët kanë falenderuar të gjithë që kanë kontribuar për shërimin e vajzës së tyre.
“Në emër të familjes dhe gjithë fshatit Rahovë, i falendërojm “Djemt e Mitrovices” që mblodhen 13.000€ për një kohë shumë të shpejt rreth afër 30 minuta! Allahu ju shpërbleft për kontributin tuaj duke ju dalë gjithmon në ndihmë njerëzve në nevojë e në veqanti në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit”, thuhet në postim.
Poashtu kanë falenderuar “Jepi zë” dhe mediat tjera që kanë raportuar rreth rastit.
“Një falënderim i veçantë shkon edhe për portalet e Qytetit siq jane: Jepi Zë, Veriu.info ,Mitrovica SOT ,Mitropol, Ditori e shumë qytetar që e shperndan lajmin në kohë të shpejt, pasi që në Faqen Fshati Rahovë nuk na është lejuar të postojm lajmin për Esmiren për shkak të një postimi të bërë më herët, jemi penalizuar 1 muaj nga Facebook”, thuhet tutje në postim.