500 pako me gjëra ushqimore janë shpërndarë në territorin e Podujevës, që nga fillimi i muajit të Ramazanit, nga Shoqata Humanitare “Tradita”, njofton Llapi.info.

Në një njoftim të kësaj shoqate, falenderohet Shoqata “Beriqeti” – dega në Podujevë, për ndihmën dhe gatishmërinë që të kontribuojnë në kuadër të këtij aksioni të madh.

Njoftimi i plotë; 

Shoqata Humanitare Tradita ka bërë shpërndarje të pakove ushqimore për 500 familje në nevojë deri tani në muajin e bekuar të Ramazanit.

Një falenderim i veqantë shkon edhe për gatishmërinë e Shoqatës Bereqeti Dega – Podujevë e cila vepron në kuadër të këshillit të Bashkësise Islame si dhe Hoxhallarëve për ndihmën dhe kontributin e palodhshëm në realizimin e këtij projekti bashkarishtë!

Allahu i shpërbleftë të gjithë donatorët të cilët mundësuan gëzimin e shumë familjeve në këtë muaj të bekuar🤲