Uniformën e ushtrisë për çlirimin e vendit e ka të veshur edhe në fotografinë e gravuar në varrin ku i pushon trupi.
Atë, Haxhi Pajaziti, e barti qysh si 15 vjeçar, për t’i shërbyer gueriles.
Megjithatë, ëndrrën për bartjen e uniformës deri në çlirim, djaloshi nuk mundi ta realizojë, njofton Klan Kosova.
Ai u vra nga forcat serbe në masakrën e Mejës, pasi u nda nga rreshti i të dëbuarve, ku e kishte edhe familjen.