Kuvendi komunal i Podujevës, do të mbajë nesër (e premte) mbledhjen e radhës, e cila fillon nga ora 10:00.
Në këtë seancë, do të diskutohen një mori gjërash, derisa pika më me rëndësi është ajo e hartës zonale.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Podujevës;
NJOFTIM PËR MEDIA
Të nderuar,
Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Podujevës, e cila do të mbahet nesër (e premte), 29 prill 2022.
Mbledhja fillon në ora 10:00 dhe mbahet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Podujevës.
Rend dite:
1. Procesverbalet nga mbledhjet e Komitetit për Politikë dhe Financa- KPF të mbajtura me: 25 shkurt 2022 dhe 15 mars 2022
2. Propozim Vendimi për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Podujevës për periudhën 2022 -2030
3. Propozim Vendimi për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Podujevës nga viti 2021 në vitin 2022 dhe destinimin në kategori dhe programe të caktuara buxhetore
4. Propozim Rregullorja për kushtet kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve
– Raporti nga diskutimi publik
5. Propozim Rregullorja per funksionimin e institucioneve edukative-arsimore të Komunës së Podujevës
– Raporti nga diskutimi publik
6. Propozimi per nisjen/inicimin e procedurave për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale (NPL) në Komunën e Podujevës
7. Propozim Vendimi për themelimin dhe përbërjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB në Komunën e Podujevës
8. Propozim Rregullorja për mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të Palestrës Sportive “Hakif Zejnullahu “në Podujevë
– Propozim vendimi për vënie në diskutim publik
9. Propozim Rregullorja për taksa tarifa dhe gjoba komunale
– Propozim vendimi për vënie në diskutim publik
10. Raporti vjetor financiar për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2021
11. Raporti financiar për periudhën janar -mars 2022
12. Propozim Vendimi për pezullimin e përkohshëm të zbatimit të dispozitave Rregullores nr.prot.01-311/05-0007450/20 për orarin e punës së bizneseve që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës të datës 31 janar 2020, dhe atë: neni 5 paragrafet 1.3; 2.3; dhe 4.4, neni 6 paragrafi 4, neni 7 paragrafi 2, neni 9 paragrafi 1.3, neni 12 paragrafi 2, neni 15 paragrafi2.4; neni 16 paragrafi 2.3 dhe neni 17 paragrafi 2
13. Informatë e Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik
14. Rishqyrtimi i Vendimit nr.01-020/04-0014613/22 për themelimin dhe përbërjen e Komitetit për Komunitete, të miratuar nga Kuvendi i Komunës në mbledhjen e mbajtur më 28 shkurt 2022
15. Rishqyrtimi i Vendimit nr.prot.01-550/01-0014605/22 për shpërndarjen e druve të zjarrit për familjet me gjendje të rëndë ekonomike, të miratuar nga Kuvendi i Komunës në mbledhjen e mbajtur me 28 shkurt 2022
16. Rishqyrtimi i Vendimit nr.prot.01-353/02-0014599/22 i datës 28 shkurt/2022, i cili ka pasë për qëllim plotësimin dhe rritjen e mundësive për dhënien në shfrytëzim të ish objektit “Pushimorja për nxënës dhe fëmijë bonjakë të mbetur nga lufta e fundit në Kosovë”.
28.04.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim