Infektologu Salih Ahmeti ka festuar ditëlindjen e tij të 65-të, bashkë me kolegët e tij në të Klinikës Infektive.

Me rastin e pensionimit të tij, u shtrua një iftar, fotografi prej të cilit janë publikuar nga kolegu i tij, Fitim Havolli.

“Ne s’bashku si kolegë/e të Klinikës Infketive i urojmë ditëlindjen e 65-të Profesorit të nderuar dr.Salih Ahmetit. Ne i themi faleminderit për gjitha mësimet profesionale e morale që n’a i dhurove për gjatë gjithë këtyre viteve në punë e përkushtim ndaj kolegëve dhe gjithë pacientëve”, shkroi Havolli.