Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar projektin e rrugës “A”.
Ai ka shpërndarë disa fotografi se si do të duket kjo rrugë pas përfundimit të të gjitha punimeve.
Ai tha se në kuadër të këtij projekti përfshihet rruga me tri korsi në një drejtim dhe se për autobus do të ketë korsi të veçantë.
“Rr. “A”, do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut të Prishtinës së Re, në të cilën ndërtimi i segmentit të LOT I do të kushtojë rreth 8 milionë euro”, ka shkruar ai.