Shkolla e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” është shpallur kampione e Kosovës në garat republikane në futsall, shkruan Llapi.info.

Kështu ka njoftuar kjo shkollë në një postim në rrjetin social Facebook, ku thuhet se emri i gjimnazit është renditur i pari në Kosovë.

“Kampionë e Kosovës. Nxënësit dhe mësimdhënësit e Edukatës Fizike sot lartësuan emrin e gjimnazit duke e renditur të parin në nivel të Kosovës, në kuadër të garave në futsall në kategorinë e djemve.  Gjimnazi dhe Komuna e Podujevës është krenar me ju! Sot ju shënuat historinë, për te lënë gjurme te pashlyera në sukseset e këtij institucioni! Përgëzime dhe suksese të vazhdueshme mësimdhënësve dhe nxënësve”, thuhet ne postim./Llapi.info