Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, është emëruar sot edhe Kryesues i Komisionit Shtetëror të Pranimit për pozita të larta drejtuese, shkruan Llapi.info.

Gashi, i cili vjen nga qyteti i Podujevës, e ka bërë të ditur këtë vendim, i cili është marrë sot nga Qeveria e Kosovës.

Shkrimi i plotë nga Naim Gashi;

Si drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), me vendim të Qeverisë së Kosovës sot jam zgjedhur edhe Kryesues i Komisionit Shtetëror të Pranimit për pozita të larta drejtuese.
Kjo përgjegjësi shtesë vjen pas një përvoje të suksesshme të bashkëpunimit me Sekretariatin e Qeverisë dhe partnerin zbatues nga Britania e Madhe.
Angazhimi në këtë Komision nuk do të ketë asnjë ndikim në pozitën time aktuale të drejtorit të AKA-së.