Nuk ka lagje në kryeqytet që nuk e ka një makinë të braktisur të parkuar.

Të tilla mund të gjesh në “Breg të Diellit” , lagjen “Dodona” , “Tophane”, lagjen “Qafa” e shumë e shumë të tjera.

Pronarët e automjeteve të cilët nuk dihet se kush janë, për vite të tëra i kanë parkuar këto vetura dhe nuk i kanë lëvizur fare, njofton Klan Kosova.

Komuna e Prishtinës vitin e kaluar ka konfiskuar 200 të tilla bashkë me Policinë e Kosovës, derisa këtë vit, do të bëjnë një skenim dhe do të shohin se sa të tilla janë.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se kanë filluar largimin e tyre qysh prej vitit të kaluar.

Aksionet për largimin e tyre, do të merren nga inspektorët e komunës së bashku me Policinë e Kosovës.

Derisa në vitin 2019, nga Komuna e Prishtinës, patën deklaruar se janë 1,500 vetura që nuk përdoren dhe që kanë zënë hapësirat publike.