Komuna e Podujevës po vazhdon të ndajë buxhet për infrastrukturë – gjegjësisht në asfaltim rrugësh nëpër fshatrat e saj, shkruan Llapi.info.

Së fundi, kjo Komunë ka ndarë edhe 184 667,68 euro për asfaltim rrugësh.

Komuna në njoftim për dhënie të kontratës ka bërë të ditur se asfaltimi i rrugëve do të bëhet si lidhëse të fshatrave.

“Asfaltimi i disa rrugëve lidhëse Buricë – Konushefc, Llaushë – Dobërdol, Dumosh – Sfeqël dhe Kaqibeg – Sibofc”, thuhet në njoftim.

Më tej, është njoftuar se kompania që ka fituar këtë tender është nga Ferizaj, ndërkohë që për të njëjtin paraprakisht ishin pranuar shtatë tenderë nga kompani të ndryshme./Llapi.info