Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë homazhe pranë pllakës me emrat e të rënëve nga bombardimi i autobusit në Lluzhan të Podujevës – 23 vite më parë, shkruan Llapi.info.

“Në 23 vjetorin e vrasjes së viktimave në urën e Lluzhanit, vendosëm kurorë lulash pranë pllakës përkujtimore në Lluzhan. Me dhimbje të thellë përkujtojmë dhe nderojmë të rënët për lirinë e vendit dhe viktimat që kanë pësuar nga lufta e fundit në Kosovë. Lavdi e përjetshme për dëshmorët, heronjtë dhe martirët e Kosovës”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Bombardimi në këtë urë kishte ndodhur mesditën e së shtunës të 1 majit 22 vite më parë (1999), nga forcat ajrore të NATO-s.

Në këtë autobus të linjës Prishtinë – Podujevë nga bombardimi humbën jetën mbi 30 civilë shqiptarë. Tragjedia kishte ndodhur në kohën e intervenimit të forcave ajrore të NATO-s kundër policisë serbe, në periudhën mars-qershor të 1999-s.

Në këtë vend është vendosur pllaka me emrat e të rënëve./Llapi.info

Më poshtë pamjet nga AP: