Edhe në ditën e Bajramit nuk kanë munguar vjedhjet, pasi një e tillë ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në xhaminë “Ebu Hanife”, në Gjilan, shkruan Llapi.info.

Policia bën të ditur se i dyshuari është një serb, i cili është arrestuar.

Njoftimi i plotë;

VJEDHJE E RËNDË

Gjilan 02.05.2022 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull shtetas i Serbisë për shkak se kishte vjedhur në një objekt fetar (xhami) rreth 8 € nga kutia e ndihmave. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje tjera të parave dhe telefonave kryesisht nëpër kafiteri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.