Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas humbjes në shtëpi nga Gjilani, ka fajësuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes, por edhe ekipin e tij, në disfatën e dytë rresht, raporton Llapi.info.
Teknkiku llapjan edhe pas kësaj disfate ka deklaruar se fokusin kryesor e ka në finale ndaj ekipit tjetër nga Gjilani, Dritës, në Kupën e Kosovës.
“Nuk kemi qenë në element, tash mendojmë për finale. Krejt fokusi jem është te finalja te kupa. Gabimet në pjesën defensive mendoj se duhet të jenë më të kujdesshëm. Mendoj që dy skuadrat luajtëm mirë. Vetëm se këta arbitra duhen me na lanë me lujtë, duhet me qenë arbitrat më të avancuar. Albani mendoj që nuk është i nivelit të Superligës”, ka thënë Batatina.
Me këtë humbje, Llapi vazhdon të jetë në pozitën e katërt dhe tani gjasat për më lart janë thuajse të pamundshme, duke grumbulluar 54 pikë, ndërkohë që Gjilani ka 62 sosh dhe radhitet në vendin e dytë.
Në xhiron e radhës, Llapi do të ketë punë me Dukagjinin, derisa Gjilani pret Malishevën – ndeshje këto që janë të parafundit në këtë edicion./Llapi.info