Janë bërë 6 vjet që kur kanë filluar punimet në magjistralen Podujevë-Prishtinë, prishen pjesët e asfaltuara që një vjet. Qytetarët ankohen.

Ani pse kjo anë e magjistrales Podujevë-Prishtinë, në afërsi të fshatit Konushefc, është asfaltuar që një vit e gjysmë, gjendja e saj është e mjerueshme.

Madje kjo po shkakton edhe kolona të veturave.

E pakënaqësi dhe ankesa kanë shoferët që janë frekuentues të saj çdo ditë.

Qytetarët fajin po e hedhin mbi udhëheqësit e institucioneve.

Të njëjtit pohojnë që në rrezik janë edhe mërgimtarët të cilët po vijnë për pushime në Kosovë.

E cilësia e asfaltit duket që nuk është shumë e lartë.

Janë bërë tash e 6 vite që kanë filluar punimet në këtë magjistrale, mirëpo përfundimi i saj duket se do të zgjatë edhe aq vite prej se ka nisur.

Nga Ministria nuk i kanë kthyer përgjigje televizionit, në pyetjet e drejtuara për këto punime.

Megjithatë, vetëm një muaj më parë ministri Liburn Aliu nga foltorja e Kuvendit të Kosovës dha një datë se kur pritet të përfundojnë punimet.