Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku zakonisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Shumë prej tyre nuk i denoncojnë burrat në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Peran të Podujevës, dje, në orët e pasdites.

Sinjali mëson se një grua 23-vjeçare ka njoftuar Policinë se më vazhdimësi bashkëshorti i saj i kishte shkaktuar dhunë fizike, por ajo s’e kishte raportuar asnjëherë, deri dje. E shqetësuar dhe e frikësuar, gruaja ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia për shkak të dhunës që ka pësuar.

Në deklaratën e dhënë në Polici, viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me burrin e saj dhe si pasojë e presionit të vazhdueshëm që ka pasur, ajo është larguar nga shtëpia e saj dhe ka shkuar te një mike, në qytetin e Fushë Kosovës për jetuar përkohësisht.

Ndërsa me vendim të çiftit, për fëmijët do të kujdeset babai, i cili është liruar me urdhër të prokurorit dhe ndaj tij është iniciuar rasti “dhunë në familje”