Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, sot është bërë pranimi i donacionit nga KFOR-i Hungarez në Kosovë.

Në pranimin e këtij donacioni kanë marrë pjesë nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu, Koloneli i KFOR-it Hungarez Csaba Sari, përfaqësues nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu si dhe pjesë të stafit shëndetësor në QKMF.

Donacioni përfshin pajisje mjekësore si: Defibrilator dixhital, aparat EKG, stetoskop 55 copë, matës i oksigjenit në gjak 55 copë, matës dixhital i sheqerit në gjak 20 copë, matës i presionit të gjakut për fëmijë 5 copë, matës i presionit të gjakut për të rritur 20 copë, 2 Karroca shpatull gome për rastet epileptike etj.

Vlera e donacionit është 16,538 euro.

Në fjalën para të pranishmëve nënkryetarja Lahu falënderoi KFOR-in Hungarez për donacionin e dhuruar për QKMF-në si dhe foli për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që e kanë institucionet lokale me KFOR-in në Podujevë, duke uruar që ky bashkëpunim në të ardhmen të zgjerohet edhe në fusha të tjera me qëllim të realizimit të projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve llapjanë.

Në emër të QKMF -së drejtori Llugaliu në shenjë respekti dhe falënderimi i dhuroi një mirënjohje kolonelit Sari.

17.05.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim