Mjekësia Familjare është porta e parë e çdo pacienti kur ka nevojë për konsulta dhe ekzaminime mjekësore.
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë numri i pacientëve nuk është hiç i vogël, mbi 50 sosh kontrollohen pothuajse në një ndërrim punë.
Ndaj, si shkak i mbingarkesës, edhe minutat janë të kufizuar për pacientët dhe jo në optimalen sipas konceptit të mjekësisë familjare.
Megjithëkëtë, roli i mjekut familjar ndihmon në preventivë dhe në diagnostikim të hershëm të sëmundjeve.
Derisa, për të forcuar më shumë mjekësinë familjare, po kërkohet edhe rritje e kapaciteteve dhe përmirësim i kushteve për profesionistët shëndetësorë në kujdesin parësor.
Ndryshe, 19 maji shënon Ditën Botërore të Mjekut Familjar.