Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Komunës së Podujevës, pasi këshilltari i LDK-së, Ekrem Rrahmani, ka hedhur ujë në drejtim të Drejtorit të Arsimit, Avni Fetahu, raporton Llapi.info.
Kryetari i Kuvendit, Hilmi Hoxha, i ka kërkuar ta lirojë sallën Rrahmani pas këtij gjesti, derisa ky i fundit ka refuzuar një gjë të tillë.
Ndërsa, këshilltarja e VV-së, Adelina Stublla, ka kërkuar që kjo seancë të ndërpritet, derisa ka shtuar se këshilltarët e këtij subjekti do të dalin nga mbledhje.
Kryetari i Kuvendit, Hilmi Hoxha ka kërkuar pauzë.
Kjo mbledhje është thirrur nga 13 këshilltarë komunalë me vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të gjendjes në arsim./Llapi.info