Këngëtari i njohur, Gold Ag, ka bërë thirrje te qytetarët llapjanë që të marrin pjesë në koncertin humanitar që do të mbahet në stadiumin e qytetit të Podujevës, raporton Llapi.info.

Përmes një video mesazhi, Arian Agushi ka thënë se ai me shumë kolegë do të perfermojnë për t’i dalë në ndihmë Arlind Veselit, i cili ka nevojë për ndihmë.

Koncerti mbahet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, dhe bileta e hyrjes kushton 3 euro – dhe të gjitha paratë do të dedikohen për shërimin e Arlind Veseli, i cili ka humbur dy veshkat.

Në këtë koncert do të performojnë këngëtaret; Nysret Muçiqi, Albatrti Muçiqi, Naim Abazi, Dafina Dauti, Gold Ag, Robert Berisha, Alban Mehmeti, Babo Darabuka, Endrit Ademi, Dardan Restelica, Lindi Mehmeti, Behxhet Zeka, Ahmet Sadiku, Gëzim Hajdini, Rinor Llugaliu, Fikret Bislimi dhe Kushtrim Balaj./Llapi.info