Kush tjetër pos Skender Poteras, shkruan Llapi.info.
Potera ka arritur të shënojë fitore edhe në garën e mbajtur sot në Sllatinë, në Drag Race Kosova, i pari në disiplinën për vitin 2022.
Ai, përveç triumfit, ka shënuar edhe një të arritur tjetër. Potera, distancën prej 402 metrave e kaloi për vetëm 08.022 sekonda, duke arritur shpejtësi prej 288 kilometër në orë.
Me këtë rezultat, Potera ka vendosur edhe rekord të ri të shtegut./Llapi.info