Vetura zyrtare e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka qëndruar e parkuar jo në vend të duhur, shkruan Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar “Insajderi”, shihet se kjo veturë ka bllokuar kalimin e lirë për këmbësorë – pasi e njëjta ishte në trotuar.
Vetura e të parit të Podujevës ka qëndruar në atë pozitë, derisa ai po shikonte projektin “gjigand” të mbjelljes së luleve në disa pjesë të qytetit.
Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, ka thënë se vetura s’kishte qëndruar gjatë në atë vend.
“Nuk kemi qëndruar gjatë, jemi parkuar vetëm të shikojmë punimet që janë duke u bërë në rreth-rrotullim”, ka thënë Zhitia për Insajderin.
Se që e ka përcjellë nga afër këtë projekt të mbjellës së luleve e ka bërë të ditur vetë Bulliqi në një postim në Facebook.
“Me drejtorin e Shërbimeve Publike, vizituam punimet në realizimin e projektit për mbjelljen e luleve në pjesë të ndryshme të parqeve të qytetit dhe në rrethrrotullime. Ky projekt përveç efektit pozitiv në fushën e mjedisit, po i jep pamje edhe më të bukur parqeve dhe hyrjeve në qytet. Ne do të vazhdojmë me projekte të tilla, ndërsa nga qytetarët kërkojmë kujdes për këto hapësira”, ka shkruar ai./Llapi.info