Skuadra nga Podujeva, KF Llapi dhe ajo nga Gjilani, Drita, do të takohen në finalen e Kupës së Kosovës, shkruan Llapi.info.

Ndeshja do të luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” – në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00. Për këtë ndeshje, e cila është e kryesorja për Llapin, tifo-grupi “Legjendat” kanë bërë përgatitjet për udhëtim drejt kryeqytetit – në mbështetje të bardh e kaltërve nga “Zahir Pajaziti”.

Në një postim në Facebook, nga ky grup i tifozëve është bërë e ditur se kanë organizuar nisjen për në “Fadil Vokrri” me 15 autobusë.

“THIRRJE PER QYTETIN  Te enjten, ne ora 20:00 luajmë finalen e Kupës së Kosovës kundër Dritës ne “Fadil Vokrri”. Legjendat, fillojnë grumbullimin nga ora 16:00 në sheshin “4Deshmoret” dhe nga atu të organizuar udhëtojmë drejt Prishtinës, udhëtojmë të organizuar me 15 autobusë, dhe kemi ne dispozicion 500 bileta(falas) për të  gjithë që na bashkohen, me Legjendat dhe nuk ka asnjë arsye për të munguar. Njoftoni shokët e shoqet, njoftoni familjaret, e krejt fisin, i madh e i vogël në Prishtinë. Krejt Llapi në Prishtinë.  LEGJENDAT E LLAPI”, thuhet në postim.

Llapi është kampion aktual në këtë kompeticion, pasi vitin e kaluar kishte mposhtur në finale Dukagjinin për t’u kurorëzuar me titullin e Kupës së Kosovës./Llapi.info