Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në fshatin Bajçinë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë hyrë brenda në një shtëpi, ku kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
Përveç tyre, hajnat kanë përvetësuar edhe pajisje elektronike të kamerave. Policia s’e ka bërë të ditur vlerën e dëmit të shkaktuar.
Pa dhënë detaje tjera, PK thotë se rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet relevante kompetente, derisa rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”. Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detaje tjera përkitazi me këtë.
Duhet shtuar se rastet e vjedhjeve kanë qenë të theksuara edhe gjatë këtij viti. Për një muaj janë regjistruar dhjetëra raste, ku hajnat kanë vjedhur para dhe stoli ari në vlerë mijëra euro./Llapi.info