Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka uruar klubin e Llapit për triumfin në finalen e Kupës së Kosovës, raporton Llapi.info.

“Llapi është kampioni i Kosovës!Lojë e mrekullueshme nga djelmoshat e artë të Llapit!  Urime futbollistëve, stafit teknik, tifozerisë së shkëlqyeshme “Legjendat” dhe të gjithë qytetarëve të Podujevës”, ka shkruar Bulliqi.

Llapi është kampion i kupës së Kosovës për të dytën herë rresht./Llapi.info