Tri klube nga Podujeva i sollën këtij qyteti titullin e kamponit dhe Kupa të Kosovës, shkruan Llapi.info.

Bëhet fjalë për KF Besiana, KF Hysi dhe së fundit edhe KF Llapi. Dy prej tyre tashmë të shuara. Më i suksesshmi del të jetë Besiana.

Ky klub i solli Podujevës titullin kampion, Kupën e Kosovës dhe Superkupën. Të gjitha këto për një vit – përkatësisht në vitin 2002.

Klubi i dytë që i solli trofe Podujevës ishte Hysi. Ky klub ishte fitues i Kupës së Kosovës në vitin 2008/2009 dhe fitues i titullit kampion në Raiffeisen Superligën e Kosovës në vitin 2010/11.

Së fundi, KF Llapi i solli Podujevës edhe tri kupa. Në vitin 2021, Llapi fitoi Kupën dhe Superkupën e Kosovës. Ndërkaq, këtë edicion, 2022, Llapi është sërish fitues i Kupës së Kosovës.

Llapi mposhti dje Dritën në finale me rezultat 2-1./Llapi.info