UEFA ka njoftuar se e ka shtyrë edhe për 15 minuta fillimin e finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Për UEFA-n kjo po ndodh për “arsye sigurie”. Megjithatë, sipas raportimit të mediave, organizimi jashtë stadiumit ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit. Tifozët pa bileta po tentojnë të futen në stadium.

Të dyja ekipet kanë dalë sërish në nxehje.

Finalja pritet të nisë në orën 21:30.