Klubi futbollistik “Llapi”, ka njoftuar se janë ndarë rrugët me portierin e ekipit, kroatin Marijan Coric, njofton Llapi.info.
KF Llapi ka falenderuar portierin kroat për kontributin e tij në sukseset e klubit nga Podujeva.
Në njoftim, Coric-it i janë dëshiruar suksese në të ardhmen.
Njoftimi i plotë nga KF Llapi;
𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 𝐊𝐀𝐌𝐏𝐈𝐎𝐍 𝐌𝐀𝐑𝐈𝐉𝐀𝐍 𝐂𝐎𝐑𝐈𝐂 🏆💙👋
39 ndeshje me Llapin (2021-2022)
14 ndeshje pa pranuar gol
3531′ minuta të zhvilluara
4 trofe (2 Kupa të Kosovës, 1 Superkupë të Kosovës, 1 Kupë Kosovë-Diasporë)
Pas një viti e gjysmë, skuadra jonë dhe portieri kroat Marijan Coric nuk e kanë vazhduar bashkëpunimin duke i ndarë rrugët në mënyrë të dyanshme.
Portierit Marijan Coric kontrata i skadonte pas garave evropiane por përshkak të disa arsyeve familjare të tij, klubi nuk e ka penguar të largohet para kohe drejt vendlindjes së tij.
Faleminderit për kontributin Marijan, të dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës suaj!
#ThankYouMarjo 👋
#GoodLuck 🙌