Në Klinikën e Pulomologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer një intervenim, ku ekipi i kabinetit të Bronkoskopisë i ka larguar pacientit një trup të huaj, i cili i kishte shkaktuar penumoni të rëndë, si pasojë e pengesës në bronk.
Kështu ka bërë të ditur SHSKUK përmes një njoftimi në faqen e tyre.
Sipas SHSKUK-së pacienti mashkull, me inicialet M.H., i lindur në vitin 1938, tash është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përcjelljen e vazhdueshme të mjekëve, ndërsa pritet të lirohet për në shtëpi brenda javës.
Pjesë e këtij operimi ishte edhe mjeku nga Podujeva, Shpëtim Thaçi.