Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Podujevë, assesi të gjejë një kryetar të ri, shkruan Llapi.info.

Partia e Memli Krasniqi në Llap po vazhdon të jetë pa “zot shtëpie” për më shumë se dy vjet. Më herët është raportuar se ka fraksione e mospajtime mes disa njerëzve me ndikim te PDK në këtë komunë.

PDK-ja e Llapit ka mbetur pa kryetar që prej dorëheqjes së Naim Fetahut nga kjo pozitë – në dhjetor të vitit 2020.

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu pati dhënë dorëheqje më 15 dhjetor të vitit 2022 – nga të gjithë pozitat që i mbante brenda partisë.

Fetahu, që la partinë pa kryetar, pati shtuar se dorëheqja vije si rezultat i disa shkaqeve personale.

Një vit më vonë, PDK-ja në zgjedhje lokale garoi me tashmë deputeten Floretë Zejnullahu, e mandatuar nga kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.

Por, edhe tash, Krasniqi dhe kryesia e PDK-së nuk po arrijnë që të emërojnë një person në krye të PDK-së në Llap.

Aktualisht Podujeva qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me PDK-në./Llapi.info