Ditëve të fundit është përfolur për mundësinë e riformatimit të Qeverisë Kurti. Zyrtarët nga partneri qeverisës, Lista Guxo kanë bërë thirrje publike për ndërrime të ministrave, aty ku “nuk ka energji”.

Lidhur me këtë çështje ka folur deputeti i VV-së, Enver Dugolli.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti i ka të drejtat ligjore për t’i ndërruar ministrat “sa çel e mshel sytë”.

“Kurti mund t‘i ndërrojë ministrat sa çel e mshel sytë, fatbardhësisht e ka besimin e plotë”, ka thënë Dugolli ndër tjera në rtv 21.

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së djeshme, u raportua për afera në tri ministri të Qeverisë Kurti, të tri raste këto për të cilat, Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka nisur hetime.