Analisti Shkëlzen Gashi, në emisionin Pressing në T7, ka treguar se si shteti të duhej vepronte sa i përket pensionit për kategoritë e dala nga lufta. Thotë se ata që për arsye të ndryshme s’do të mund të punonin, do të duhej të kishin rrogë sa të mësuesve.
“As çështjen e veteranëve e invalidëve të luftës nuk e kemi zgjidhur si duhet. Unë mendoj se është shumë ofenduese me e pas 170 euro e edhe 250 euro”, tha Gashi.
“Unë mendoj se kjo duhet me qenë ekuivalent me pagën e mësuesit”, shtoi ai.
“Por seni i parë që duhet me e bo shteti i Kosovës dhe që është dashtë me bo për 20 vjet ose të paktën prej vitit 2008 kur u shpallë Kosova shtet i pavarur dhe sovran u kanë që me ju krijuar kushte për punësim veteranëve. Domethënë ata që munden edhe dojnë me punu me pas mundësi me punu, ata që s’duan me punu për arsye të ndryshme ose me ju kriju kushte për aftësim për profesionet që ata dojnë me i zgjedh, trajnime kurse e kështu me radhë, se është shumë më dinjitoze që me punu për atë që ka nevojë”, tha Gashi.
“Ata që s’munden me punu me pas pagë sa të mësuesit që në këtë rast është diku rreth 500 euro”, theksoi Gashi.