Klubi i futbollit “Vushtrria” është dënuar me dy ndeshje pa pranin e tifozëve dhe detyrohet të bëjë kompensimin e dëmeve të shkaktuara na stadiumin “Zahir Pajaziti” gjatë ndeshjes së barazhit ndërmjet Vushtrrisë dhe Malishevës.

Gjatë kësaj ndeshjeje, në minutën e 77-të ishin tifozët e Vushtrrisë ata që derisa po ekzekutohej penalltia nga Malisheva shqyen rrjetën dhe dëmtuan 72 copë ulëse të stadiumit të Llapit, “Zahir Pajaziti”.

“Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 1 të Rregullorës disiplinore: Dënohet me (2) dy ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve të organizuar nga FFK. Obligohet FC “ Vushtrria” ta paguajë dëmin e shkaktuar në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në raportin e Komisionit disiplinor të FFK-së.

Ndeshja kishte përfunduar me rezultat 3-1 në favor të Malishevës gjë që ia siguroi qëndrimin në Superligën e Kosovës në futboll.