Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka takuar sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në njoftimin e saj në gjuhën angleze në Twitter, ministrja ka dështuar që ta shkruajë saktë emrin e tij, duke e shkruar “Anthony” shkronjën “h” në emrin e sekretarit amerikan, ndërkohë që emri i tij i saktë është Antony.

Ajo ka shkruar: “Shumë e inkurajuar nga një shkëmbim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me Sekretarin e Shteteve të ShBA-së, për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Do të ketë gjithmonë një lidhje të veçantë ShBA – Kosovë. Nuk mund të kishim një mik më të vërtetë! Faleminderit, Anthony Blinken”, ka shkruar Gërvalla, raporton Gazeta Express.

Ndryshe, Gërvalla është e njohur për huqjet e saj në njoftimet publike në Twitter.