23 infermierë/e për muaj me radhë kanë treguar punë të jashtëzakonshme në trajtim të pacientëve llapjanë, shkruan Llapi.info.
Stafi i QKMF-së i ka publikuar emrat e infermierëve të cilët vetëm gjatë pandemisë trajtuan brenda ditës rreth 900 pacientë, duke i vaksinuar me vaksinat anti-covid.
Ata janë shprehur mirënjohëse për punën e tyre, teksa shpreson se atyre do tu vazhdohet kontrata për të vazhduar me punën e madhe në trajtim të pacientëve llapjanë.
Shkrimi i plotë nga kryeinfermierja Adelina Stublla;
Këto janë 23 infermieret dhe infermierët që po vazhdojnë të punojnë edhe këto pak ditë deri në skadim të kontratës. Janë këta dhe këto infermierë-e që kryjtën mbi 900 pacient brenda ditës për vaksina anti covid, e shumë e shumë punë të tjera në të mirë të qytetarëve.
Shpresojmë të ju vazhdohet kontrata dhe të vazhdojnë ta japin kujdesin e tyre ndaj pacientëve që kan nevojë.
Respekt për punën dhe kontributin e tyre…
Shpresa Koliqi, Diella Thaçi, Diellza Jetullahu,Gentiana Uka, Bleranda Spahiu, Blerta Sejdiu,Arlinda Uka, Ebuhare Kamerolli, Alba Abazi, Foljeta Jusufi, Arbnora Muçolli, Elona Latifi, Valbona Qosa, Kaltrina Sejdiu, Evxhinie Haxhiu, Tringë Musa, Jehona Neziri, Laura Berisha, Nezir Nimani, Bleron Llugaliu, Besarta Krasniqi, Albenita Fetahu, Florie Shabani.