Sulmuesi 22-vjeçar, Kastriot Selmani, është larguar nga kampi bardhë e kaltër nga Podujeva, shkruan Llapi.info.
Ai është zyrtarizuar si lojtar i Dritës, me një marrëveshje trevjeçare. Kështu ka njoftuar klubi nga Gjilani.
“FC DRITA dhe sulmuesi 22 vjeçar, Kastriot Selmani kanë arritur marrëveshje tri vjeçare. Kastrioti është sulmues i krahut të djathtë, ku u paraqit në 102 ndeshje me Llapin dhe shënoi 15 gola. Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin sot dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet në Evropë. Klubi ynë, FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese Kastriotit, bashkë në realizim të objektivave tona. Të priftë e mbara, Kastriot”, shkruhet në njoftim./Llapi.info