Skuadra nga Podujeva, KF Llapi, ka prezantuar sot brazilianin Fernando Augusto, njofton Llapi.info.
Augusto me Llapin ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. 28-vjeçari krahas karrierës në Brazil, së fundmi ka luajtur në Maqedoni të Veriut, te skuadrat Makedonija Gjorce Petrov dhe Pelisteri.
“Klubi jonë, KF Llapi njofton për arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër me mbrojtësin e majtë, brazilianin Fernando Augusto. 28 vjeçari ishte pjesë e disa skuadrave në Brazil, po ashtu pjesë e Makedonija Gjorce Petrov për një sezon e gjysmë, me të cilët arriti të realizoj 7 gola e 12 asistime si dhe tek Pelister, ku arriti të realizoj 1 gol e 7 asistime”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Siç thuhet në njoftimin e klubit, braziliani menjëherë do t’i bashkohet Llapit në përgatitje dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Tahir Batatina për ndeshjet e garave evropiane./Llapi.info