Profesori shumëvjeçar, Ibrahim Ajeti, është pensionuar gjatë ditës së sotme, njofton Llapi.info.
Ai për shumë vite ka punuar në sektorin e arsimit në Podujevë – si profesor i lëndës së muzikës.
Me rastin e pensionimit të tij, kolektivi i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, kanë përgatitur një koktej për nder të pensionimit të Ajetit.
Shkrimi i plotë nga gjimnazi “Aleksandër Xhuvani”:
Takimi pershendetes me rastin e pensionimit te profesorit te muzikes Ibrahim Ajeti
Sot me nje koktej rasti e pershendetem dhe i uruam pensionimin profesorit te muzikes Ibrahim Ajeti.
Per me shume se kater dekada profesori Ibrahim dha kontribut te madh ne edukimin dhe arsimimin e shume gjeneratave. Ishte pjese e arsimit edhe ne periudhat me te veshtira duke qene model per perkushtim dhe pergjegjesi ne profesionin fisnik te mesimdhenies.
Gjate ketyre viteve te punes ishte bashkepunetor dhe koleg i respektueshem per dhe nga te gjithe.
Stafi i gjimnazit profesorit Ibrahim i uron pensionimin me urimin qe ta percjelle shendeti dhe cdo e mire ne vitet qe vijne!